Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqjes së familjes Kardashian po i vjen fundi: “Na bëri këta që jemi sot”


Shfaqjes së gjatë televizive të familjes Kardashian po i vjen fundi. Kim Kardashian West ka dhënë lajmin përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se në 2021-shin do të transmetohet sezoni i fundit.

“Me trishtim ne kemi marrë vendimin e vështirë si familje për t’i thënë lamtumirë Keeping Up With The Kardashians”– tha ajo në një deklaratë të postuar në Twitter.

Kjo shfaqje ka zgjatur për 14 vjet dhe i ka bërë të famshëm dhe të pasur Kim-in, motrat dhe vëllezërit e saj, prindërit e tyre, partnerët dhe fëmijët.

Duke shprehur falënderimet e saj për “mijëra individë dhe biznese” të përfshirë në program, Kim gjithashtu shtoi: “Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata që na kanë ndjekur dhe mbështetur mua dhe familjen time këto 14 vitet e fundit të pabesueshme”.

“Kjo shfaqje na bëri këta që jemi dhe unë do të jem gjithnjë në borxh ndaj gjithsecilit që luajti një rol në formimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë”- vazhdoi ajo.

Shumica e anëtarëve të familjes ishin të panjohur kur filloi shfaqja në vitin 2007. Kim më parë ishte shfaqur në disa episode të shfaqjes së mikeshës së saj Paris Hilton, ndërsa babai i saj avokat, Robert Kardashian, njihej për mbrojtjen që i bëri OJ Simpson në gjyqin e tij famëkeq për vrasje.

Robert Kardashian vdiq në vitin 2003. Më pas, familjes iu bashkua i vetmi i famshëm, Brus Jenner, atleti fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *