Vendosni fjalën kyçe....

“Propozojmë të kemi një Gjykatë të Apelit”- Ulsi Manja për hartën e re gjyqësore


Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja thotë se nuk do të ketë asnjë ndryshim ligjor që të detyrojë vettingun t’i çojë në Prokurori rastet e shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian tha se është propozuar të mbahet vetëm një Gjykatë Apeli.

“Ne kemi pasur dy sugjerime për Këshillin e Lartë Gjyqësor, që gjykata e Sarandës të mos shkrihet se ka numër më të madh çështjesh se ajo e Gjirokastrës, sugjeruam që dhe për shkak të logjistikës, Gjykata e Krujës, për kompetencë të bashkohet me Tiranën.

Në gjykatat e Apelit ka pasur debate, propozime, ka pasur ide që të mos shkrihen gjykatat. Është gjykuar që të kemi 1 gjykatë apeli, që nga 6 të kemi 1, themi ta kemi në Lushnje, pse aty, se gjykata e Lushnjës do shkrihej dhe do shkonte ne Fier.”- ka thënë Manja.