Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha: Bosët e krimit ndodhen në Shqipëri, kanë informator në polici e prokurori


Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni “Plumbi i Artë” i organizuar nga SPAK në bashkëpunim me policinë.

Sipas gazetarit disa nga bosët e krimit ndodhen në Shqipëri dhe kanë paguar informator në polici dhe prokurori duke bërë që emrat më të rëndësishëm të dosjes të mos arrestohen.

Prej plumbit që u qëllua Dumani erdhi edhe e gjithë kjo që ka ndodhur mbrapa. Dy ditë më parë gjykata ka firmosur urdhër arrestet. Dje ka firmosur kontrollet e banesave. Sot kemi nga 32 urdhër arreste kemi 9 urdhër arreste janë ekzekutauara, 9 ishin në burg dhe pjesa tjetër 14 nuk janë kapur. Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët. Ata që ne i quajmë bosët e krimit në Shqipëri, më tepër ata e drejtojnë biznesin e tyre në portet e Europës. Por më rezulton se disa ata janë në territorin e Shqipërisë. Këto persona duhet të merren nën vëzhgim nga policia. Janë personazhe me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe prokurori. Ata kanë pasur me rroga mujore punonjës të policisë, shefa krimesh. Ata janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre. Policia kreu kontrolle në 28 banesa”,-tha Hoxha në emisionin “Open”.