Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Bashkëpunimi me Berishën varet nga raporti i tij me referendumet, t’i japim fuqi popullit


Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka folur edhe për bashkëpunimin e mundshëm të tij me Sali Berishën sapo të përfundojë mandati i tij në krye të shtetit.

Meta tha se bashkëpunimi i tij do varet nga raporti i Berishës me referendumet.

Presidenti tha se është për t’i dhënë fuqi popullit njëherë e përgjithmonë.

Bashkëpunimi im me Sali Berishën do te varet nga raporti i tij me referendumet. Unë jam për ti  dhënë fuqi popullit njëherë e përgjithmonë.

Unë përgjegjësitë e mia i kam marrë hapur për të gjitha aktet që kam bërë dhe do t’i marr pas 25 korrikut. Qëllimi është që Shqipërinë ta kenë në dorë shqiptarët. Shqiptarët mund ta kenë në dorë vetëm kur të kenë të drejtën e referendumit pa pengesa.

Atëherë klasa politike është në kontrollin e tyre, nuk guxojnë të bëjnë ligje kundër tyre dhe do të jenë të detyruar të japin llogari ndaj tyre.

Referendumi nuk është fillimi, referendumi është qëllimi i garantimi i sistemit demokratik për të ardhmen. Ka shumë interesa që të mos ketë referendum”, u shpreh Presidenti Meta.