Vendosni fjalën kyçe....

Mynyr Koni: Studentët duan të bëjnë mësim, do i takoj vetë ata të Juridikut


Rektori i Univesitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka treguar se çfarë ka ndodhur sot në mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.  Në reagimin e tij Koni thekson se studentët kërkuan që t’u garantohet e drejta për procesin e mësimdhënies. Koni ka mohuar zërat se senati ka kërkuar dorëheqjen e tij si  rektor i Universitetit të Tiranës.

“Sot në datën 24 janar 2019, në mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, ashtu sikurse ishte vendosur në rendin e ditës, u shqyrtua materiali i përgatitur nga grupi i punës në lidhje me aktet nënligjore të miratuara në datën 26 dhjetor 2018 nga Këshilli i Ministrave.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Z. Artan Hoxha paraqiti situatën mbi atë se çfarë po ndodh në këtë fakultet dhe pas diskutimeve, Senati vendosi të dëgjojë një përfaqësi të studentëve të FD rreth shqetësimeve të tyre për vijueshmërinë e procesit mësimor. 

Studentët kërkuan që t’u garantohet e drejta për procesin e mësimdhënies. Në këto kushte, Rektori i Universitetit të Tiranës deklaroi menjëherë se ditën e premte datë 25 janar 2019, ora 10:00, do të shkojë në Fakultetin e Drejtësisë për të takuar studentët që ndodhen brenda këtij fakulteti.  Më pas Senati vazhdoi mbledhjen e tij sipas axhendës.  Çdo artikulim tjetër nga disa portale lajmesh është i pavertetë dhe një spekulim i stisur.”, shprehet Koni. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *