Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me sende të forta 63-vjeçari në Belsh, dërgohet te Trauma


Një person në Belsh ka mbetur i plagosur sot me sende të forta pas një sherri të ndodhur në orët e mesditës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kosovë e Madhe në Belsh. Sipas policisë, shtetasi me inicialet E. P. akuzohet se ka goditur me sende të forta 63-vjeçarin me inicialet E.P.

 Ky i fundit për shkak të plagëve të marra është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa i dyshuari është vënë në pranga.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 42 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Belsh, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin E. P., 63 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”- bën me dije Policia.