Vendosni fjalën kyçe....

Agron Gjekmarkaj: Dy kriteret që duhet të plotësojë presidenti i ri, të tjerat folklor


Nesër është raundi i parë i votimit të kandidatit për president dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zbuluar dy kriteret sipas tij që presidenti i ri duet të plotësojë.

Në një postim në Twitter, Gjekmarkaj thotë se presidenti i ri duhet të plotësojë dy kritere, të ketë orientim dhe formim euroatlantik dhe të jetë figurë politike që mbështet luftën kundër pandëshkueshmërisë.

“Presidenti i ardhshem në situatën ku ndodhemi duhet të plotesojë kryesisht e para së gjithash dy kritere.

1) Qartazi me orjentim dhe formim eurotalantik. 2) Një figurë politike që mbështet luftën kundër pandëshkueshmërisë! Të tjerat kritere janë folklor.”- shkruan Gjekmarkaj.

Kujtojmë se sot është afati i fundit për të dorëzuar propozimet për kandidat. Siç është përcaktuar, afati është deri në orën 16:00 dhe gati 3 orë para mbylljes së këtij afati nuk ka asnjë emër që mund t’i nënshtrohet nesër votimit.