Vendosni fjalën kyçe....

“Rusia duhet trajtuar si Gjermania naziste, nacionalizmi rus një kancer e rrezik vdekjeprurës për Europën” – Polonia


Nacionalizmi rus është një kërcënim vdekjeprurës për botën dhe Perëndimi duhet t’i bëjë Moskës atë që dikur i ishte bërë Gjermanisë naziste, shkroi kryeministri polak Mateusz Morwiecki në një opinion të botuar nga gazeta britanike ‘Telegraph’ të martën.

Ai la jashtë pjesën se ‘denazifikimi’ i Gjermanisë erdhi pas disfatës së saj ushtarake, por tha se ‘deputinizimi’ i Rusisë duhet të fillojë ‘menjëherë’, duke paralajmëruar se ‘hpirti’ perëndimor do të ishte në rrezik përndryshe.

Morawiecki është një nga kritikët më të zëshëm të Rusisë dhe Presidentit Putin, të cilin ai e ka krahasuar me liderin nazist Adolf Hitler dhe diktatorin sovjetik Joseph Stalin në shumë raste. Shkrimi i ri bëri të njëjtin ekuacion, por u përqendrua në markën e nacionalizmit rus që, sipas Morawieckit, Moska e përdor si arsyetim për të ndjekur politika keqdashëse dhe shumë të rrezikshme.

E ashtuquajtura ‘bota ruse’ është një ideologji imperialiste, ‘e barasvlershme e komunizmit dhe nazizmit të shekullit të 20-të’, këmbënguli ai, ‘përmes së cilës Rusia justifikon të drejtat dhe privilegjet e sajuara për vendin e saj’.

Nacionalizmi rus ‘është një kancer që po konsumon jo vetëm shumicën e shoqërisë ruse, por gjithashtu përbën një kërcënim vdekjeprurës për të gjithë Evropën’, shtoi kryeministri. ‘Prandaj, nuk mjafton të mbështesim Ukrainën në luftën e saj ushtarake me Rusinë. Ne duhet ta çrrënjosim plotësisht këtë ideologji të re monstruoze’.

Zyrtari polak e identifikoi Putinin si shtyllën kryesore të qëndrimit të Rusisë. Putini është ‘për fat të keq më i rrezikshëm se Hitleri e Stalini’ falë armëve më vdekjeprurëse në dispozicion të tij, tha Moraëiecki.

“Ashtu si Gjermania dikur iu nënshtrua denazifikimit, sot e vetmja mundësi për Rusinë dhe botën e qytetëruar është ‘deputinizimi’. Nëse nuk përfshihemi menjëherë në këtë detyrë, jo vetëm që do të humbasim Ukrainën, do të humbasim edhe shpirtin, lirinë dhe sovranitetin tonë”, tha ai.