Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Berat, plagosen 4 persona


Një aksident është shënuar pak më parë në qendër të qytetit të Beratit.

Mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar brenda një dyqani pajisjesh elektronike.

4 persona janë lënduar, të cilat kanë qenë kalimtarë të rastit dhe janë gjendur rastësish në trotuar në momentin e aksidentit.

Sot , rreth orës 19:00 në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, në vendin e quajtur Axhensia shtetasi E.P., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin, ka hipur në trotuar dhe është perplasur me një dyqan anës rrugës.

Për pasojë janë dëmtuar këmbësorë të rastit, shtetasit A.K, R.S, T.R, dhe A.S, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia.