Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr videon: Pse e pengoi Rama rezolutën për Srebrenicën e çfarë deklaronte Vuçiç më 7 korrik 2021


Ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratave të tij pak më herët në rrjetet sociale ku e quajti atë një të damkosur botërisht si katrani me bojë i vendit pas shpalljes së tij non grata nga SHBA lidhur me akuzat për mosmiratimin e rezolutës ndaj krimeve serbe në Bosnjë.

Berisha ka publikuar një pjesë video të një fjalimi të presidentit Vuçiç në një konferencë shtypi për çështjen e rezolutave për Srebrenicën në 7 korri 2021.

Lideri serb thotë ndër të tjera se Beogradi do përpiqet t’i pengojë miratimin e këtyre rezolutave në parlamentet e vendeve rajonale më të cilat ka raporte miqësore.

“Është e habitshme që Mali i Zi ka qenë më i shpejtë se Prishtina për miratimin e rezolutës. Prishtdina nuk na befason se u vërtetua ajo që ne ju kemi paralajmëruar. Këto rezoluta do vijojnë dhe ne do mundohemi t’i shmangim këto rezoluta në parlamentet rajonale të vendeve me të cilat kemi raporte të mira miqësore” – thotë Vuçiç në video.