Vendosni fjalën kyçe....

Balla thirrje përfaqësuesve të opozitës: Nga sot jemi gati të diskutojmë për presidentin e ri, koha është e shkurtër


Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, u ka bërë thirrje kryetarëve të grupeve të opozitës të ulen të diskutojnë per zgjedhjen e presidentit të ri duke u kujtuar se nuk ka shumë kohë për procesin.

“Dje Kuvendi ka shpallur çeljen e procesit të presidentit. Besoj që prej sot në çdo moment jemi të gatshëm të ulemi me përfaqësuesit, me drejtuesit e grupeve parlamentare të opozitës, thirrja ime për Alibejan, Dodën dhe Mediun është se koha që keni është deri më datë 15 ora 16:00, është e shkurtër. Kemi marrë shumë kohë. Sa herë kemi dalë para jush. Gatishmëria jonë ka qenë dhe është bërë publike.

Mirëpres një përgjigje nga ana e tre kryetarëve të me të cilët jemi të gatshëm të negociojmë. Ka pasur propozim që grupet të jenë bashkë, të ulemi të diskutojmë për kriteret. Janë të mirëpritur. Na duhet një president i të gjithë shqiptareve, ky është kushti i vetëm.

Të gjitha palët kanë të drejtën e propozimit. Në tryezë nuk mund të ulesh nëse nuk të drejtë të propozosh. Ne duam një proces shembullor në 2022 si një standard për të gjitha proceset. Besoj në orët në vijim të kemi një përgjigje pozitive, pastaj nëse çdo palë do vij veç e veç e jemi të gatshëm të ulemi në bisedime. Presidenti nuk mund të zgjidhet nga PS, duhet të jemi bashkë.”- tha Balla në një komunikim me gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit.