Vendosni fjalën kyçe....

Meta, Ahmetaj e Nikolla homazhe te Varrezat e Dëshmorëve


Presidenti Ilir Meta, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla si dhe të tjerë zyrtarë të lartë u bashkuan sot në homazhet te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm pasi ndodhet në Varshavë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.

Pas homazheve, presidenti Meta foli në një prononcim për media ku tha se kjo ditë nuk duhet të shërbejë vetëm për të kujtuar ata që kanë kryer sakrifica sublime për atdheun, por duhet të shërbejë dhe si një ditë angazhimi për të ardhmen.

“Kjo është një ditë jo vetëm për të nderuar sakrificat sublime të atyre që dhanë jetën e tyre për atdheun, por është njëkohësisht një ditë angazhimi për t’i patur të shenjta lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e atdheut. Jo vetëm kaq por për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht për të rinjtë shqiptarë.”- tha Meta.