Vendosni fjalën kyçe....

Dita e 4 e protestës, banorët e Rinasit bashkë me fëmijët këmbëkryq në rrugë


Banorët e Rinasit kanë dalë në protestë në ditën e katërt, pasi rruga e fshatit të tyre me nje vendim të ARRSH është bërë vetëm me një sens lëvizje duke i penalizuar në përditshmëri.

Protestës i janë bashkuar edhe fëmijët të cilët nuk kanë shkuar në shkollë, përkundër thirrjes së ministres së Arsimit Evis Kushi ndaj prindërve për të mos i “penalizuar atyre arsimimin” (Lexo këtu).

Prindërit bashkë me fëmijët janë ulur këmbë kryq me thirrjet “Duam shkollë, por shkolla rrugë nuk ka”.

“Me u sëmur fëmija nuk e sjell dot për një gjilpërë se është ambulanca afër shkollës. Ka lajmëruar furgoni që nuk vjen se i është rritur kostoja dhe nuk i çojmë dot në shkollë. Ai pa 50 mijë lekë nuk merr më, a më tepër.  Jemi të detyruar ta bëjmë këtë rrugë se kjo rrugë ka qenë kaher. Dhe tokën nuk kemi më si ta punojmë. Jam detyruar të vij se nuk di se ministria e Arsimit tha dje cojini në shkollë ajo thotë një herë ne themi 10 herë po si ta coj? Do shkoj ta coj, do vij vërdallë, do ta mrr do vij prap vërdallë? Si ta bëj në këmbë me këtë rrugë pa trotuar, Ecën fëmijë në këtë rrugë?” – tha një banore.

Në mbështetje të banorëve janë nisur edhe deputetët e PD-së: Xhelal Mziu dhe Oerd Bylykbashi dhe Dhurata Çupi.