Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari


Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur lëndë narkotike e dyshuar kokainë gjatë për shitje si dhe një shumë parash.

Shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi në bulevardin “Bajram Curri” gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”, goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. L., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.