Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një person


Të shtëna me armë janë regjistruar në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Nga të shtënat raportohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Dedë Pllanaj.

Ngjarja ka ndodhur në Dobraç.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. 

Planaj rezulton të jetë djali i xhaxhait i Bardhok Planaj i vrarë disa kohë më parë.