Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Shkodër, i plagosuri kushëriri i Bardhok Pllanajt i ekzekutuar 1 vit më parë


Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë në Shkodër në hyrje të Dobraçit.

I plagosuri Dedë Pllanaj rezulton të jetë djali i xhaxhait i Bardhok Planajt i cili u vra disa 1 vit më parë.

Rreth orës 22:10, në lagjen “Dobraç”  Shkodër, në rrethana ende të paqarta,  është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të qytetit  dhe vijon krehja e zonës me qëllim  kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për  identifikimin e autorit/ve  zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje“- njofton policia.

Kush ishte Bardhok Pllanaj?

Plani njihet si ‘Kumbari i Shkodrës’ ndërsa u bë i njohur pasi pesë vite më parë arriti t’i shpëtonte policisë pasi u fsheh në makinën e Mark Frrokut, asokohe deputet i Partisë Socialiste. Ai është arrestuar në dhjetor të vitit 2018. Pllanajt iu sekuestrua një pallat në Shkodër me vlerë 2 milionë euro.

Në vitin 2014, “kumbari i Shkodrës” u fsheh në makinën e Frrokut, për t’iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge. Në atë kohë, deputeti Frroku ka mohuar të ketë ndihmuar Pllanajn t’i shmangej arrestimit, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit.44-vjeçari nga Shtoi i Vjetër i Shkodrës.

Pllanaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxor edhe një urdhër arrestimi, por në atë kohë nuk u gjet. Më pas ai i shpëtoi dënimit për shkak të mungesës së provave.

Gjatë operacionit “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian.