Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari: Nëse Trump do ishte ende president, Sali Berisha s’do ishte shpallur “non grata”


Gjatë fjalimit të saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, aktivistja demokrate dhe republikane Evi Kokalari deklaroi se Sali Berisha nuk do të ishte shpallur ‘non grata” nëse ish-presidenti amerikan  Donald Trump do të ishte ende në detyrë. Madje as lufta në Ukrainë sipas saj nuk do të kishte nisur.

“Për ata që më kanë akuzuar se kam ndihmuar për një karrige dhe për poste u them që nuk jam njeri i karrigeve. Jam elektron i lirë. Nuk do jem pjesë e kryesisë së partisë dhe as e këshillit të Partisë Demokratike. PD konservatore është e çdokujt në këtë sallë me në krye z.Berisha.

Dua të them që nuk tërhiqni intelektualë si nga Shqipëria dhe nga diaspora ne nuk do shohim asnjëherë rezultate në këtë vend.

T’i kthehem Amerikës për një moment. Doja të thoja se vlerat e vërteta amerikane janë ato që Amerikën e kanë bërë republikën më të sukseshme në botë. Dhe konservatorët amerikanë do ia kthejnë këtë prestigj SHBA-ve dhe në proces do heqin qafe individë si Joe Biden dhe ata që kanë marrë peng Amerikën në mënyrë të paligjshme.

Fatkeqësisht ata sot gjenden në Shtëpinë e BArdhë dhe në Departamentin e Shtetit dhe paaftësitë e tyre duken qartë si në administrimin e ekonomisë së vendit ashtu edhe në politikën e jashtme të Amerikës.

Një gjë është e sigurtë, nëse presidenti Trump do të ishte akoma në Shtëpinë e Bardhë lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur, Sali Berisha nuk do të ishte bërë persona ‘non grata’ dhe Shqipëria nuk do ta gjente veten në këtë kaos që është shtyrë me ndërgjegje të plotë nga elementë të huaj. Nëse do ta perifrazoja presidentin Trump, Kushtetuta e Amerikës përfaqëson kulmin e civilizimit. Amerikanët nuk i japin llogari politikanëve të tyre, por politikanët i japin llogari popullit prandaj kushdo që ju kërkon llogari në emër të Amerikës bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat amerikane dhe duhet ekspozuar.”– u shpreh Kokalari.