Vendosni fjalën kyçe....

1750 paketa me cigare kontrabandë, arrestohet 54-vjeçari


1750 paketa cigare janë bllokuar nga Drejtoria e Antikontabandës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Prokurorinë e e Tiranës.

Nga operacioni u arrestua një 54-vjeçari F.D banues në Tiranë si dhe do ndiqet në gjendje të lirë S.Xh.

Paketat e sekuestruara ishin të llojeve “Marlboro” “Trokadero” dhe “Slims Couture”.

Njoftimi i plotë:

Ne vijim te punes operative disa ditore dhe bashkepunimit ndermjet Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, Drejtorise se Hetimit dhe Antikontrabandes prane Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave u be e mundur finalizimi i Operacionit “North-South”.

Nga veprimet e bashkerenduara ndermjet ketyre dy institicioneve dhe punes operative u be e mundur kapja dhe sekuestrimi ne cilesine e proves materiale i sasise prej 1750 paketa me cigare te llojeve “Marlboro”, “Trokadero” dhe “Slims Couture”.

Ne vijim te veprimeve te kryera nga strukturat e permendura me siper, u be arrestimi ne flagrance i F. D. 54 vjec, banues ne Tirane, ndersa S. Xh., ndiqet ne gjendje te lire.

Vazhdon puna e metejshme per dokumentimin e plote te veprimtarise se ketyre shtetasve dhe identifikimin e plote te shtetasve te tjere te perfshire ne kete lloj veprimtarie te jashteligjshme.

Arrestimi i F. D., u be per Veprat Penale te parashikuara nga Nenet 172, 178 dhe 179 te Kodit Penal.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *