Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet YouTuber-i në Belgjikë, hodhi jashtëqitje qeni mbi qytetarët në metro (Video)


Një personazh i njohur në YouTube ‘YaNike’, i identifikuar nga autoritetet belge me inicialet Y.D., i cili derdhi një përzierje vaji, uji, gjethesh dhe jashtëqitjeve të qenit mbi udhëtarët në një metro në nëntor, është arrestuar, njoftuan autoritetet, shkruan media belge.

YaNike, një Youtuber 20 vjeçar nga Brukseli, kryen rregullisht shfaqje ‘të papërshtatshme’ publike në videot e tij.

Në rrjetet sociale u postuan disa video duke hedhur këtë përzierje vaji, uji, jashtëqitjeve të qenit dhe gjetheve të thara udhëtarëve në metro për të marrë sa më shumë pëlqime.

Ai është paraqitur para gjyqtarit hetues dhe është akuzuar për sulm me dashje, dëmtim të pronës me dhunë.

Gjyqtari hetues vendosi arrestimin e tij më 3 janar. Ndërkohë, Y.D. u paraqit para Dhomës së Këshillit më 8 janar, e cila konfirmoi mandatin e arrestimit.