Vendosni fjalën kyçe....

Nesër Kuvendi Kombëtar i PD-së, Floriana Garo lexon listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar


Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mblidhet nesër në orën 10:00.

Sikurse ka bërë me dije në një deklaratë për mediet nga selia blu zëdhënësja Floriana Garo, Kuvendi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Sipas Garos do të ketë shumë diskutantë, duke përfshirë kontributorë të PD-së, themelues, por edhe prurje të reja.

Zëdhënësja e grupit të Rithemelimit tha gjithashtu se verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë elektronike si në atë të 11 Dhjetorit.

Ajo theksoi se deputetët dhe kryetarët e rinj të degëve do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar për shkak të posteve që kanë.

“Nesër në datë 30 Prill, në orën 10:00, në Palolatin e Kongreseve do të mbahet Kuvendi i PD-së. Verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë dixhitale si në Kuvendin e kaluar, me bexhë dhe kod unik për secilin delegat.

Do të ketë shumë diskutantë, personalitete që i bashkohen Kuvendit të PD-së, kontributorë ndër vite të PD-së, të rinj dhe prurje të reja, themelues të PD-së, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit dhe drejtues.

Procesi i votimit pritet të fillojë rreth orë 14:00. Do të vijojë derisa të ketë votuar edhe delegati i fundit.

Pas një procesi të gjatë propozimesh dhe konsultimesh, Komisioni i Rithemelimit të PD-së miratoi listën e plotë të kandidaturave për anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në këtë listë gjenden vlera të spikatura akademike dhe politike të PD-së dhe shoqërisë shqiptare.

Në këtë listë ka politikanë, akademikë, artistë, intelektualë, themelues të PD-së, të rinj dhe të reja, zonja dhe zotërinj me reputacion të lartë dhe vlera dhe kontribute të shumta.

Deputetët dhe kryetarët e rinj të degëve të PD-së do të përfshihen ekzoficio si anëtarë në Këshillin Kombëtar. Tani do ju lexoj listën.”- tha Garo e cila lexoi listën me emrat e kandidatëve.

LISTA ME EMRA