Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Rusia po përpiqet të poshtërojë OKB-në me sulmin në Kiev



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmet ajrore ruse të ndodhura një ditë më parë në Kiev, në të njëjtën ditë kur sekretari i Përgjithshëm i OKB-së po vizitonte kryeqytetin.

Sipas “The Guardian”, Zelensky tha se sulmet ndodhën menjëherë pas bisedimeve të tij me António Guterres, dhe kjo sipas tij tregon shumë për “qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale”. Ai akuzoi udhëheqjen ruse se po përpiqet të poshtërojë OKB-në.

“Sot, menjëherë pas përfundimit të bisedimeve tona me Guterres në Kiev, raketat ruse fluturuan në qytet. Pesë raketa.

Kjo tregon shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale, për përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata.

Dhe prandaj kërkon një përgjigje të përshtatshme, të fuqishme.

Sulmet ruse në qytete të tjera anembanë vendit, duke përfshirë Fastiv dhe Odesa dëshmojnë edhe një herë se ne nuk mund të lëmë vigjilencën tonë.”- tha Zelensky.