Vendosni fjalën kyçe....

Trump thotë se do e kishte ndaluar Putinin të përdorte kërcënimet bërthamore


Ish-presidenti Donald Trump i tha gazetarit britanik Piers Morgan se po të ishte ai në krye të SHBA-së, ai do t’i thoshte homologut të tij rus, Vladimir Putin, se nuk mund ta thoshte më kurrë fjalën ‘bërthamore’.

“Putini përdor ‘fjalën bërthamore, gjatë gjithë kohës.” – i tha Trump gazetarit, në një video nga një intervistë e vendosur të transmetohej të hënën.

“Kjo është një jo-jo, ju nuk duhet ta bëni këtë. Ai e përdor atë në baza ditore. Dhe të gjithë kanë shumë frikë…Dhe ndërsa ata kanë frikë, ai e përdor atë gjithnjë e më shumë. Kjo është arsyeja pse ai po bën disa gjëra që ai po bën tani dhe jo më parë.” – shtoi Trump.

Putini nuk e ka kërcënuar drejtpërdrejt Perëndimin me armë bërthamore, por në një fjalim që shënon fillimin e operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë në shkurt, paralajmëroi se kushdo që ‘përpiqet të na pengojë’ do të përballet me pasoja ‘të tilla që nuk i keni parë kurrë në gjithë historinë tuaj’.

Përpara operacionit, ai i tha presidentit francez Emmanuel Macron se një luftë midis Rusisë dhe NATO-s do të ishte një luftë pa ‘pa fitues’, e supozuar nga shumë si një referencë ndaj fuqisë shkatërruese të armëve bërthamore.

Trump, megjithatë, i tha Morganit se ai do të tundte armët bërthamore të Amerikës kundër Putinit. “Unë do të thoja ‘ne kemi shumë më tepër se ju, shumë më të fuqishëm se ju dhe nuk mund ta përdorni më kurrë atë fjalë. Nuk mund ta përdorni më kurrë fjalën bërthamore dhe nëse e bëni, do të kemi probleme.” – vazhdoi Trump, pa dhënë detaje.

Deklaratat e mëparshme të Trumpit kanë qenë edhe më të drejtpërdrejta, me ish-presidentin që i tha Fox Neës në mars se ai do të dërgonte nëndetëset e armatosura bërthamore që të vendoseshin përgjatë bregut të Rusisë.