Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet aktori Gazmend Paja në Tiranë


Aktori Gazmend Paja është plagosur sot në Tiranë pas një aksidenti.

Ai po lëvizte me motor kur është përplasur me një makinë që drejtohet nga një person me iniciale E.K., në ‘Rrugën e Kavajës’.

Aktori është dërguar në Spitalin e Traumës.

Njoftimi

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”