Vendosni fjalën kyçe....

“Je gjenerali i një ushtrie që mendon se je gjallë” – Përplasen Berisha me Spiropalin: Goja ime frenohet se je zonjë


Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elsa Spiropali ka replikuar sot me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Spiropali tha se Berisha nuk ngjitet dot më në majë, duke e quajtur atë të “vdekur” politikisht.

“Tre piramida ke ndërtuar në jetë, ato financiare që rrënuan Shqipërinë, ato arsimore që bënë analfabet të rinjtë dhe atë politikë në majë të së cilës ti nuk ngjitesh më sepse nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por i një ushtrie që mendon se ti je gjallë.

Doja ta pyesja Flamurin, pse mendon se ju jeni gjallë? Politikisht e kam fjalën se kështu ju uroj të rroni 100 vjet se ju jeni mësimi më i hidhur dhe më i madh për Shqipërinë.

 Ne duhet të shohim se si nuk duhet të jemi kurrë. 

Të gënjen mendja që munde Lulin, por edhe 7 jetë të jetosh nuk e mundon dot PS dhe Edi Ramën. Nuk e mund dot më Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, të ka lënë pas. Hija është më e madh se drita që lëshoni aty-aty për të verbuar ata që ju ndjekin.

Flet për krimin në qeveri, por nuk dua të të kujtoj certifikatën që e ke marrë me shumë nder. Harron që ishe ti ai që dilte krenar e thoshte ishte vendim politik të kanabizohej Lazarati dhe nuk mbajte kurrë përgjegjësi. Ne i lexojmë raportet, shohim dhe kritikat, por nuk jemi euforik të flasim për ato çështje që raporti thotë.

Vetingu është procesi thelbësor që po pastron sot drejtësinë. Ne i kemi humbur disa beteja, por kemi fituar luftën sepse Shqipëria nuk përmendet më si vend problematik për kultivimin e kanabisit. Ne duam të legalizojmë një ekonomi që ti e mbaje si ilegale.”– tha Spiropali.

Berisha nga ana tjetër iu përgjigj Spiropalit se nuk mund t’i kthehej asaj në të njëjtën mënyrë për shkak se është një grua. Por një grua sipas tij nuk i lejon vetes të thotë fjalë siç u shpreh ajo.

“Zonja që foli që thirret ‘zonja 5 mln’ nuk hyn tek anëtarët e mëdhenj të organizatës, por si anëtare.

Ndaj dhe ju keni në bord të dilni dhe të shani me gjuhë ordineri, të përdorni fjalë se një grua që i thotë vetes e tillë nuk janë lejon vetës fjalë të tilla. Jo se më mundon fjalori, por goja ime frenohet, kur vjen problemi para një zonjë.”– tha ai.