Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu: Situata më kritike sot në Pogradec, për shkak të “KoRamavirusit”


Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ka vizituar sot qytetin e Pogradecit ku pas takimeve me qytetarët është shprehur se ky është qyteti me situatën më të vështirë ekonomike sot në Shqipëri.

“Nga takimet e shumta që kemi patur në Pogradec me të gjitha llojet e bizneseve, biznesin e vogël dhe me hotelerinë, është tanimë fare e dukshme se ndihma për Pogradecin e qeverisë së Edi Ramës është zero.

Qeveria ka vendosur që paratë e qytetarëve të mos i përdorë për qytetarët, të mos investojë në turizëm por t’i japë ato për kulla për Fushën tek Teatri, ka vendosur t’i japë 720 mijë euro bandës së Lushnjës tek inceneratorët, ndërkohë që qytetarëve në Pogradec, bashkia dhe qeveria u japin dy pako makarona.

E ndërkohë u kërkojnë qytetarëve që të paguajnë ujin dhe dritat, por jo me makarona. Ua kërkojnë më para. Por si t’i paguajnë qytetarët, ujin e dritat nëse qeveria nuk i ndihmon ata.

Është tejet kritike situate e turizmit. Nuk ka asnjë gjë për Pogradecin në Paketën e Turizmit. Ku është paketa e turizmit sot, sa fonde janë alokuar për turizmin sot në Pogradec? Zero fonde për Pogradecin. Ky qytet që e ka bekuar Zoti me liqenin, me klimën e vet, me gjithçka… por e ka mallkuar qeveria e Edi Ramës. E ka mallkuar duke mos investuar asnjë cent në 7 vjet, duke i lënë qytetarët e Pogradecit me katër rrugëve, duke i lënë ata pa punë, pa investime për turizmin, për bujqësinë. Për këtë arsye situata ekonomike është tejet kritike. Mund të jetë situata më kritike përsa i përket ekonomisë sot në Shqipëri, është Pogradeci. Dhe jo për faj të qytetarëve të Pogradecit, por për faj të qeverisë e Edi Ramës.”– tha Balliu.

Më tej ai bëri një krahasim me Maqedoninë e Veriut dhe tha se arsyeja pse Shqipëria pritet të ketë njĽ rënie shumë herĽ më të lartë ekonomike është për shkak të Ko-Rama-Virusit.

“Mjafton të shohësh Maqedoninë, që ne e kemi ngjitur këtu. Maqedonia pritet të ketë një rënie prej 1.8% – 2% të ekonomisë, kurse Shqipëria pritet të ketë një rënie prej 9%. Po pse?! A nuk kishte vrus atje?! Kishte, kishte këtu virus, kishte në të gjithë botën, por pse ekonomia bie më shumë pikërisht në Shqipëri? Sepse këtu kemi një virus tjetër që është një mijë herë më i  zi, e një mijë herë më i poshtër që e ka emrin KoRamavirus, jo Koronavirus. Është KoRamavirusi që nuk jep para për qytetarët e Pogradecit. Është KoRamavirus që nuk ka bërë asnjë investim për Pogradecin, që ka dhënë vetëm 2 pako makarona për qytetarët e Pogradecit.”– tha Balliu.

Balliu e quajti këtë një masakër, që kryeministri Edi Rama e ka bërë me qëllim për të vjedhur paratë e qytetarëve.

“Të vjedhësh para në këtë kohë, në këtë krizë ekonomike nuk duhet të akuzohesh më vetëm për vjedhje por duhet të akuzohesh për vrasje. Duke vjedhur sot Edi Rama sot po vret ekonominë, qytetarët, turizmin, sepse sot kur qytetarët kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmën e qeverisë, Edi Rama po i merr paratë e po i shpërndan tek ato 4-5 miq e oligarkë të tij.

PD e ka ilaçin për KoRamavirusin. Dhe është formula shumë e thjeshtë: Taksa të ulëta, rroga të larta, investime në të mirë të qytetarëve dhe jo në të mirë të oligarkëve. “– tha ish-deputeti.

Balliu u zotua se nën një qeveri të drejtuar nga Lulzim Basha, Pogradeci do të gëzojë një vëmendje të veçantë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *