Vendosni fjalën kyçe....

Portieri shënon golin mahnitës nga porta në portë, çmenden tifozët (Video)


Një portier i Serisë C në Itali fitoi një ndeshje të rëndësishme për skuadrën e tij duke shënuar  një gol të jashtëzakonshëm nga gjysma e tij e fushës.

Modena po barazonte 1-1 në shtëpi me Imolese kur Riccardo Gagno hodhi topin nga zona e tij për të çuar një goditje të gjatë në fushë.

Ndërsa ndoshta synonte të gjente një nga shokët e tij të skuadrës, Gagno e nisi goditjen e tij pothuajse në të njëjtën pjesë të fushës në gjysmën e Imolese.

Megjithatë, topin nuk e kap dot askush dhe ai përfundoi pas shoinës së portierit kundërshtar Gian Maria Rossi, e më pas në rrjetë. Tifozët në shkallët e stadiumit festuan si të çmendur ndërsa pamjet  hodhën shpejt në internet e që prej atëherë janë parë mbi një milion herë.