Vendosni fjalën kyçe....

Shtatë deputetë të PS-së kërkesë Parlamentin për ngritjen e një komisioni të posaçëm për ndërhyrjet e huaja


Shtatë deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për të ngritur një komision të posaçëm pranë Kuvendit për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe formate tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Në kërkesën firmosur edhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, thuhet se Komisioni nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, duhet të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një seri formash, duke përfshirë, fushatat e dezinformimit nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale për formësimin e opinionit publik, mbështetjen financiare te drejtpërdrejtë dhe te tërthortë si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publike dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri