Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Pas 30 Prillit, PD-ja do drejtohet nga Kryesia e re derisa të zgjidhet një kryetar


Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas mbajtjes së Kuvendit të 30 Prillit, kryesia e PD-së do të drejtojë këtë parti deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në një konferencë për mediet, Berisha theksoi se zgjedhja e kryetarit do të bëhet në një kohë të mëvonshme, por jo shumë të largët.

“Nuk besoj se do vazhdoj me Komisionin e Rithemelimit, por do zgjidhet Këshilli Kombëtar, i cili do zgjedh Kryesinë. Do të jetë Kryesia ajo që më pas do të drejtojë deri në zgjedhjen e kryetarit.

Kryetari do zgjidhet fill mbrapa, nuk do jetë kohë e vonshme, por do zgjidhet Kryesia më përpara.”- u shpreh ish-kryeministri.