Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e Goxhajt në protestë: Aty ku shkel Sorosi, nuk mbin bari, Vettingu po përdoret si çomange e pushtetit


Avokati Altin Goxhaj iu bashkua protestës së sotme kundër diskriminimit krahinor nga organet e vetingut, të mbajtur para zyrave të KPK-së.

Gjatë fjalës së tij, Goxhaj tha se Reforma e Drejtësisë u bë me qëllim që të përdoret si çomange nga pushteti.

 “Kam 5 vjet që pres të ngrihemi në protestë kundër Reformës në Drejtësi. Se aty ku shkel këmba e pushtuesit thonë se nuk mbin bari. E aty ku ka shkelur këmba e Sorosit, nuk ka mbirë kurrë bari.

Krahinarizmi primitiv, diskriminimi antishqiptar dhe përçarës i mbjellë në Shqipëri për herë të parë më 8 nëntor 1941, u rirshfaq sërish këtu. Çfarë prodhon Sorosi është djalli që hap çdo të keqe.

Dua t’ju kujtoj se ky institucion e shkatërroi sistemin në drejtësi, por e zbatoi fije për fije reformën Soros në drejtësi.

75 mijë dosje ndodhen të bllokuara në Gjykatën e Lartë dhe Gjykata e Apelit duke e shkatërruar totalisht drejtësinë.

Ka vdekur totalisht sistemi si pasojë e një grupi xhelatësh, të rekrutuar, këta që shkatërruan çdo standard duke e kthyer vetingun në çomange të pushtetit për të seleksionuar gjyqtarët në emër të pushtetit.”– tha Goxhaj.

Më tej gjatë fjalës së tij, Goxhaj u shpreh se ky vetting largoi nga detyra edhe gjyqtarin Aleks Nikolli, që ankimoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e tubimeve. Ndërsa shprehej i bindur që Nikolli do e fitonte të drejtën e tij me gjyq, shtoi se qëllimi i Vettingut është për të disktiminuar dhe kthyer drejtësinë në “çomangë” të pushtetit.

“Dua t’ju kujtoj një emri gjyqtari sot, që ju nuk e dini por të mirat që ka bërë ai për ju, ju e provoni edhe këtu ku jeni sot. Quhet Aleks Nikolli. Është gjyqtari që çoi në Gjykatë Kushtetuese ligjin e tubimeve, duke arritur ta argumentojë dhe shfuqizojë. Dhe kur ai e çoi atë padi me gjithë presionet që i bënë, sepse ai nen është keqpërdorur ndaj mijëra shqiptarëve, duke i përplasur nëpër qeli, duke i dhunuar në mënyrën më antikushtetuese. Këta çbënë, këta, xhelatët, e hoqën atë si pasojë e Vettingut, i cili do ta fitojë gjyqin që e ka çuar në të gjitha shkallët dhe e ka të sigurt që do ta fitojë, dhe ne do ia paguajmë prap rrogën me taksat tona.

Sepse këta për këtë qëllim e kanë Vettingun, e kanë Vetingun e kanë me qëllim për të diskriminuar, në daç për krahinë e në daç për pikëpamje politike, por në radhë të parë për ta kthyer drejtësinë në një çomangë të pushtetit. Prandaj ju kujtoj atë shprehjen e madhe: që ranë malet dhe u ngritën haletë.”– u shpreh Goxhaj.