Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim takohet me kreun e SPAK-ut: E përgëzova për prokurorët dhe hetuesit, puna e tyre tregoi se askush nuk është mbi ligjin


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të premte me drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shkruan se gjatë takimit të sotëm ka përgëzuar prokurorët dhe hetuesit e SPAK-ut për punën e bërë. Ajo shprehet se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK.

 “U takova sot me shefin e SPAK Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë dhe më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj., tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në 🇦🇱. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi.”- shkruan ajo.