Vendosni fjalën kyçe....

Lefter Koka kërkesë Gjykatës së Lartë: Hiqni sekuestron e kantinës së verës


Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorit të Elbasanit, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së tij të verës, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve. Të paktën kështu raporton sot gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”.

Kujtojmë se Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit lidhur me sekuestrimin e pasurisë.

Lefter Koka është arrestuar nga SPAK më 14 dhjetor pasi akuzohet për ryshfet 3.7 milionë euro lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Lidhur me këtë çështje janë shpallur në kërkim Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallja. Këta të fundit janë shpallur në kërkim pasi nuk u arrestuan gjatë operacionit ku u prangos Koka.