Vendosni fjalën kyçe....

“Në një zarf do shkruajmë 3 emra” – Arben Pëllumbi tregon se si PS do përzgjedhë kandidatin për president


Deputeti Arben Pëllumbi ka treguar në një program televiziv ku ishte i ftuar, se si socialistët do të votojnë për përzgjedhjen e kandidaturës për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku, Pëllumbi tha se të gjithë deputetëve të PS-së do u shpërndahet një zarf nga ku do japin tre emrat që preferojnë për presidencën.

“Të 74 deputetëve të Partisë Socialiste do t’u shpërndahet një letër me zarf në të cilin duhet të shkruajnë tre emra si kandidatë të mundshëm që ata mendojnë për të qenë president i Republikës. Në fund këto do dorëzohen në një komision të posaçëm që do nxjerrë rezultatin se cili emër rezulton më i preferuari. Mbi bazën e këtij rezultati pritet të bëhet edhe përzgjedhja e emrit zyrtar.”- tha Pëllumbi.

Sipas tij, gjasat më të mëdha janë që presidenti i ri pritet të jetë pikërisht nga radhët e Partisë Socialiste.