Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk mund t’i ndërpresim kontratat për inceneratorët, ligjërisht kjo nuk bëhet dot


Kryeministri Rama ka kundërshtuar ndërprerjen e kontratave me kompanitë koncesionare për inceneratorët në vend.

Gjatë përgjigjes së një pyetjeje, të cilën kreu i qeverisë e konsideroi si ‘djallëzore’, ai tha se ligjërisht kjo nuk është e mundur.

Kryeministri theksoi se kontrata do respektohet derisa gjykata të thotë fjalën e saj nëse bëhet fjalë për shkelje ligji në kontratat koncesionare.

“Është një fjalë që e kujtoj shpesh, ma ka mësuar gjyshja. Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Ligjërisht kjo nuk bëhet dot. Sepse kemi të bëjmë me një oroces që vijon dhe nuk kemi me një dënim të formës së prerë. Nëse bëjmë këtë, si reagim i menjëhershëm në nivel individual, ne shkelim ligjin. Deri kur do vazhdojë kjo që gazetarët bëjnë propagandë kur bëjnë pyetje. Deri kur gazetarët do bëjnë prokurorin. Kontrata është kontratë dhe është aty derisa një pushtet i pavarur prej palëve të thotë se ka të bëjë me shkelje ligji.” – tha Rama.