Vendosni fjalën kyçe....

Pse marrëveshja e Brexit-it ngjall debat, 4 klauzolat


Marrëveshja e plotë për Brexit-in prej 585 faqesh ka ngjallur shumë debat. Marrëveshja në fakt është e gjatë, e ndërlikuar dhe përmban disa klauzola të diskutueshme për të cilat disa nga ministriat e qeverisë së May-t dhanë dorëheqjen. 

Këtu janë disa nga kaluzolat kryesore:

Periudha e tranzicionit: Britania do të dalë zyrtarisht nga BE të premten, më 29 mars 2019, dhe pas kësaj nuk do të përfshihet në asnjë nivel në vendimmarrjet e BE. Megjithatë, sipas draft-marrëveshjes, Britania e Madhe do të qëndrojë brenda tregut të vetëm të bllokut dhe do të mbetet subjekt i ligjeve dhe rregulloreve të BE deri në fund të dhjetorit 2020, ndërsa të dyja palët përpiqen të hartojnë  një marrëdhënie të re tregtare.

Bashkimi kufitar dhe doganor irlandez: Nuk do të ketë kufizime mes Irlandës së Veriut, e cila është pjesë e Britanisë së Madhe dhe anëtarësimit në BE të Republikën e Irlandës, të paktën në afat të shkurtër. Në rast se periudha e tranzicionit zgjatet përtej vitit 2020, marrëveshja e projekteve kalon në një “territor doganor të vetëm midis Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar”.

Tregjet financiare: Sipas projekt-marrëveshjes, “subjektet e themeluara në Mbretërinë e Bashkuar do të trajtohen si entitete të vendosura jashtë Bashkimit”. Në praktikë, kjo ka gjasa që të rezultojë që qendra financiare e Londrës t’u jepet një nivel qasjeje në tregun e BE-së, ngjashëm me atë që iu dha firmave amerikane dhe japoneze, në kuadrin e një marrëveshjeje të njohur si “barasvlerë”, potencialisht duke rrezikuar atraktivitetin e Londrës ndaj kompanive financiare ndërkombëtare.

Liria e lëvizjes: Dokumenti i Projektit siguron mbrojtje për më shumë se tre milionë qytetarë të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi një milion shtetas të Mbretërisë së Bashkuar në vendet e BE-së që të vazhdojnë të jetojnë, punojnë ose studiojnë siç bëjnë aktualisht. Çështje thelbësore, “nuk ka vizë dalje, vizë hyrjeje ose formalitet ekuivalent do të kërkohet nga mbajtësit e një dokumenti të vlefshëm të lëshuar” për shtetasit e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar kur kalojnë kufijtë kombëtarë brenda bllokut.

Vini re: Ky shkrim është përkëthyer nga CNN

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *