Vendosni fjalën kyçe....

E zhdukur prej tre ditësh, Sekretarja e Gjykatës: U largova nga shtëpia pas debatit me bashkëshortin


Të tjera detaje kanë dalë nga zhdukja e sekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku.

BalkanWeb ka zbuluar dëshminë e saj të dhënë në ambientet e policisë së Lezhës.

Marku ka thënë në polici se ishte larguar nga banesa pas një debati që kishte pasur me bashkëshortin.

Ajo gjithashtu ka thënë se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se i ishte bllokuar celulari por ka shtuar se kishte mbajtur kontakte me familjen e saj duke biseduar me një numër të një punonjësi.

U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, është shprehur sekretarja e Gjykatës.

Ka qenë bashkëshorti i saj i cili denoncoi në polici zhdukjen për të tre ditë të Sekretares së Gjykatës të Lezhës.

Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:

Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa”-njoftonte policia pasi 34-vjeçarja ishte shoqëruar në komisariat.