Vendosni fjalën kyçe....

OBSH nxit qeveritë të ndajnë përvojat e tyre në ‘luftën’ kundër Covidit


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje qeverive që të bashkojnë përvojat e tyre në trajtimin e koronavirusit të ri dhe kështu të kalojnë tek njëri-tjetri metodat më të mira që ata kanë zbuluar ose zhvilluar në luftimin e pandemisë.

Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, e cila është bashkë-kryetare e Panelit të Pavarur për Gatishmërinë dhe Përgjigjen Pandemike, tha se vendet anëtare ishin ftuar të jepnin kontribute në punën e grupit.

Sipas saj, vendet do ta kenë të dobishme “të ndajnë përvojat dhe të marrin në konsideratë alternativat e politikave dhe zgjidhjet e zhvilluara nga të tjerët”.

Paneli gjithashtu dëshiron të krijojë një “kronologji të saktë” të ngjarjeve rreth shfaqjes së Covid-19 dhe të rishikojë strategjitë e ndryshme të kontrollit të vendosura në vende të ndryshme.

Një tjetër bashkëkryetare e këtij paneli, ish-presidentja e Liberisë Ellen Johnson-Sirleaf, tha se “disa vende janë përballur mirë me virusin dhe ne duhet të pyesim se çfarë mund të mësojmë prej tyre”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *