Vendosni fjalën kyçe....

61% e kujt? Dritan Shano: Kryeministri po merr për bazë përgjigjen e 14.5% të qytetarëve për të legalizuar kanabisin


Ekonomisti, Dritan Shano, ka kundërshtuar matjen e opinionit publik të bërë nga qeveria për të legalizuar kultivimin e kanabisit pas pëlqimit të marrë nga pyetësori.

Shano thotë se 61% që ka qenë pro legalizimit të kanabisit në pyetësor përbën vetëm 14.5% e shqiptarëve mbi 15 vjeç.

Më tej ai shkruan se kryeministri po merr për bazë përgjigjen e një pakice skandaloze “të etur për drogë”.

Postimi i plotë:

Drogë duam, u tha.

Shqipëria në këto 9 vjet duhet të ishte shndërruar në Sophia Antipolis të Ballkanit, këtyre nuk i shkulet droga nga trutë.

Po 61% e kujt more ???

Sipas një pyetsori të shpërndarë nëpër çdo prag shqiptari nga Kryeministri, rezulton se vetëm 343,549 shqiptarë nga 2,360,220 syresh nuk rrinë dot pa drogë, dhe e shohin drogën si zgjidhje.

Këta janë vetëm 14.5% e shqiptarëve nga mosha 15 e lart, pra 2,360,220 qytetarëve shqiptarë, të cilët sot po u kapën sot me drogë në xhep përfundojnë në burg. Individualisht, jo përmes kryefamiljarit.

Zotëri, vetëm 14.5% e “qytetarëve” kanë “thënë”. Vetëm 14.5%

Por, kaq i mjafton Kryeministrit, i cili deklaron me nxitim të madh se “ajo që kanë thënë qytetarët, do bëhet”. Det me drogë domethënë.

Shumica absolute, 85% e shqiptarëve e kanë refuzuar pyetjen “sugjeruese” që Kryeministri i drejtonte atyre në dy mënyra; duke u përgjigjur negativisht dhe duke e injoruar krejtësisht përgjigjen.

Pra, Kryeministri merr parasysh vetëm përgjigjen e një pakice skandaloze të etur për drogë, ose ndoshta thjesht idiotë të dobishëm, e paketon atë si “shumicë qytetare” vetëm pse kështu i pëlqen. Amstel ë?!

Thuaj çfarë të duash, spërdridhe nga të duash zoti Kryeministër, por shifrat janë këto.

14.5% nuk është shumicë nga asnjë anë që ta kapësh, ta vështrosh, apo mbllaçitësh.