Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta nis vizitën zyrtare në Sofje


Presidenti Ilir Meta ka nisur vizitën e tij zyrtare në Sofje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka zbuluar se ka mbërritur tashmë atje dhe pritet për t’u takuar me homologun e tij, Rumen Radev.

“I lumtur të mbërrij në Sofje, këtë qytet të mrekullueshëm, me të cilin na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit, për të filluar vizitën time zyrtare, me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev.”– shkruan Meta.

Gjatë qëndrimit të tij në Bullgari, përveç presidentit Meta do të takohet me të tjerë zyrtarë të autoriteteve më të larta shtetërore atje.