Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk bëhet aksioneri më i madh i “Twitter”-it


Elon Musk ka blerë 9.2% të aksioneve në “Twitter” duke u bërë kështu aksioneri më i madh i platformës, një javë pasi la të kuptohet se ai mund të “trondisë” industrinë e mediave sociale.

Çmimi i aksioneve të “Twitter”-it u rrit me 26% të hënën, pasi një dosje e Komisionit të Letrave me Vlerë zbuloi se CEO-ja i Tesla-s ka marrë një aksion pasiv prej 9.2% në kompaninë e mediave sociale.

Aksioni është me vlerë 2.89 miliardë dollarë, shkruan RT. Rezulton se Musk e bëri blerjen më 14 mars dhe tani ai zotëron 73,486,938 aksione.

Kujtojmë se Musk anketoi më shumë se 80 milionë ndjekësit e tij në “Twitter” muajin e kaluar, duke i pyetur ata nëse kompania u përmbahet parimeve të fjalës së lirë. Pasi më shumë se 70% thanë jo, ai pyeti nëse ishte e nevojshme një platformë e re dhe tha se po mendonte seriozisht për të filluar të tijën.

Musk ka qenë një nga personalitetet më të mëdha në “Twitter” dhe ka hasur rregullisht në telashe në platformë.