Vendosni fjalën kyçe....

SPAK duket se beson se peshku qelbet nga bishti e jo nga koka


Nga Arbër Zaimi

SPAK deri më tani duket sikur beson se peshkut mund t’i qelbet bishti e luspat, por kurrsesi koka.

Korrupsioni në Shqipëri qëndron tek të pasuruarit atje në majë të shtetit e ekonomisë, që kurrë nuk prodhuan e as nuk shpikën ndonjë gjë, por që u pasuruan duke vjedhur të përbashkëtën.

Mbase SPAK-u pret që së paku ndonjëri nga këta byrokratët e vegjël që po arrestohen se kanë nënshkruar për miliona, të çelë gojën e të flasë se kush fshihet pas nënshkrimit të tyre, cilët janë shefat që kanë urdhëruar. Pra mbase SPAK-u dëshiron t’i hyjë piramidës nga poshtë. Por individi poshtë nuk trimërohet aq lehtë për të denoncuar shefin lart. Më lehtë bën burg vetë, se sa të hapë gojën për të fuqishmin. Është dëshmuar në Itali të jugut ky zakoni i heshtjes, përulësia, umirtá-ja. Që individi të ketë kurajo kundër shefit, duhet:

– së pari të dëshmohet se shefat janë të prekshëm lehtë

– së dyti të largohet kriminaliteti i armatosur prej rrugëve të vendit (kush është ai trim që denoncon shefat në një situatë të tillë pasigurie?)

– së treti një organizim i mirëfilltë e i ri shoqëror, sepse politika e shoqëria civile në Shqipëri kanë funksion thelbësisht mesjetar, ato nuk lindin prej interesave “nga poshtë”, apo “grasroots”, por përfaqësojnë agjendat “nga lart” të donatorëve e kështu me radhë.

Shpresojmë për drejtësi kundër të korruptuarve, jo për make-up.