Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata dënon me 25 milionë dollarë dëmshpërblim Kolegjin në SHBA, shpifi ndaj furrës së bukës duke e akuzuar për racizëm


Një gjykatë apeli la në fuqi një vendim që rezultoi në një çmim masiv për ‘Gibson’s Bakery’ pasi Kolegji Oberlin mbështeti dhe nxiti studentët që akuzuan në mënyrë të rreme furrën e bukës për racizëm.

Oberlin apeloi vendimin kundër tyre, që i dha familjes së ‘Gibson’s Bakery’ 25 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe më shumë se 6 milionë dollarë në tarifat e avokatit. Të enjten, Gjykata e Apelit e Distriktit të Nëntë të Ohajos la në fuqi përfundimin e gjykatës së shkallës më të ulët, që do të thotë se Oberlin, me të vërtetë, do t’i duhet t’i paguajë ‘Gibson’s Bakery’ miliona dollarë.

Mjerisht, siç raportoi William A. Jacobson i studios së avokatisë ‘Legal Insurrection’, dy anëtarët e familjes që shërbyen si paditësit kryesorë – David Gibson dhe babai i tij Allyn – vdiqën përpara se vendimi të lihej në fuqi, megjithëse ata jetuan për të parë verdiktin origjinal. David kishte zbuluar më parë se ai ishte diagnostikuar me kancer dhe se Oberlin ishte duke e zvarritur qëllimisht çështjen.

Siç raportoi më herët Daily Wire, disa studentë jo të bardhë të Oberlin u përpoqën të vidhnin alkool nga ‘Gibson’s’, një furrë buke lokale me një histori të gjatë në shërbim të komunitetit Oberlin.

Një anëtar i familjes Gibson, i cili po punonte në furrë atë ditë, i përzuri studentët nga dyqani, ku ata e sulmuan atë. Ai thirri policinë dhe studentët u arrestuan, duke u deklaruar fajtorë dhe duke pranuar se raca nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Por studentë dhe pedagogë të tjerë akuzuan furrën e bukës për racizëm dhe organizuan protesta jashtë, me zyrtarët e Oberlin që miratuan dhe mbështesin plotësisht narrativën e rreme të protestuesve.

Më tej, ndërsa Oberlin pretendoi në gjykatë se protestat ishin paqësore, disa demonstrues në fakt hynë në furrë dhe ngacmuan klientët, duke u fotografuar dhe duke u bërë komente përçmuese. Ata gjithashtu bllokuan klientët të lëviznin nëpër korridor dhe shouan gomat e makinës së një punonjësi të dyqanit.

Gibson’s Bakery u shpërbë disa muaj pas protestave (megjithëse është e paqartë nëse kishte lidhje). Biznesi ra dhe punonjësit u pushuan nga puna. Familja u kërcënua.

Përfaqësuesit e kolegjit e kundërshtuan vendimin  e gjykatës duke thënë se juria nuk i kishte pranuar provat e paraqitura prej saj.

“Jemi të zhgënjyer me vendimin dhe na vjen keq që juria nuk u pajtua me provat e qarta që ekipi ynë paraqiti. As Kolegji Oberlin dhe as Dekani Meredith Raimondo nuk shpifën ndaj një biznesi lokal apo pronarëve të tij dhe ata kurrë nuk miratuan deklaratat e bëra nga të tjerët. Përkundrazi, Kolegji dhe Dr. Raimondo punuan për të siguruar që liria e fjalës e studentëve të mbrohej dhe që demonstratat studentore të ishin të sigurta dhe të ligjshme, dhe ata u përpoqën të ndihmonin paditësit të riparonin çdo dëm të shkaktuar nga protestat e studentëve,” shkroi përfaqësuesi i kolegjit.