Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Kur Rama e pyeste Berishën në Kuvend nëse udhëtonte dot drejt SHBA-së


Shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës dhe fëmijëve të tij, Argita e Shkëlzen ishte diçka që flitej në mjedin politik dhe është përmendur edhe nga kundërshtari politik i tij, kryeministri Rama.

Më 31 janar 2019, kryeministri Rama e pyeste në Kuvend ish-kryeministrin Berisha nëse mund të kapërcente oqeanin për të shkuar në SHBA.

“Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për sy, Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash?” – pyeste asokohe Rama në Kuvend.

Pas seancës Berisha u pyet nga gazetarët mbi deklaratën e Ramës duke u përgjigjur se nuk i ishte mohuar asnjëherë viza amerikane, edhe pse ai nuk udhëtonte shumë.

“Kurrë, në mënyrë absolute. Por duhet të them një gjë. Unë nuk udhëtoj, siç e keni vënë re. Udhëtime shumë, shumë të rrallë.”

Vendimi i DASH për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës e fëmijëve të tij vjen pak ditë para zgjedhjeve për kreun e PD-së, ku Lulzim Basha ndihet io rrezikuar. Një vendim i tillë, u ndërpret rrugën fëmijëve të Berishës, Argita e Shkëlzen për të marrë kreun e selisë blu.

Video Credit: A2