Vendosni fjalën kyçe....

Rusia hedh poshtë akuzat për krime lufte në Bucha, akuzon Kievin për inskenimin e masakrës


Moska do thërrasë një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për incidentin në qytetin ukrainas Bucha, tha të dielën zv.përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatë, Dmitry Polyansky. Ukraina ka akuzuar Rusinë për masakrimin e civilëve në qytet, ndërsa Moska e hodhi poshtë incidentin si të organizuar nga forcat e Kievit.

“Në dritën e provokimit flagrant nga radikalët ukrainas në Bucha, Rusia ka kërkuar që një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbahet të hënën, më 4 prill. Ne do të nxjerrim në dritë provokatorët ukrainas dhe klientët e tyre perëndimorë.” tha Polyansky në një postim në Telegram.

Pamjet grafike nga Bucha, një qytet në veriperëndim të Kievit, u shfaqën gjatë fundjavës, duke treguar trupa të shumtë të veshur me rroba civile të shpërndara përreth. Kievi nxitoi të fajësojë ushtrinë ruse për incidentin, me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba që pretendoi se ishte një ‘masakër e qëllimshme’.

Politikanët kryesorë perëndimorë nxituan të mbështesin dhe të përforcojnë pretendimet e Kievit, me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg që e quajti incidentin ‘një brutalitet kundër civilëve që nuk e kemi parë në Evropë për dekada’.

“Dhe është e tmerrshme dhe është absolutisht e papranueshme që civilët të jenë në shënjestër dhe të vriten, dhe kjo thjesht nënvizon rëndësinë që kjo luftë duhet të përfundojë. Dhe kjo është përgjegjësia e Presidentit Putin, për të ndaluar luftën”, tha Stoltenberg për CNN.

Qëndrim i ngjashëm është shprehur nga shumë zyrtarë të tjerë, me disa që fajin për ‘masakrën’ ia vënë në mënyrë eksplicite Moskës. Presidenti francez Emmanuel Macron tha, për shembull, se ‘autoritetet ruse do të duhet të përgjigjen për këto krime’.

Moska, megjithatë, ka kundërshtuar me vendosmëri çdo përfshirje, duke akuzuar Kievin se ka organizuar të gjithë aferën për të inkuadruar trupat ruse. Ministria e Mbrojtjes e vendit tha se trupat ruse u tërhoqën nga qyteti më 30 mars, me kryebashkiakun lokal që e konfirmoi këtë në një video një ditë më pas, pa përmendur ‘ndonjë banorë vendas që shtrihej në rrugë’.