Vendosni fjalën kyçe....

Rihapet për qarkullimin e mjeteve Rruga e Arbrit


Është rihapur për qarkullimin e mjeteve Rruga e Arbrit që u bllokuar një ditë më parë pas rrëshqitjeve të dheut për shkak të reshjeve të borës e shiut.

Problemet u shfaqën në pjesën Xibër-Qafë Murriz ku pas shembjes së një masivi dheu e gurësh rruga u bë e pakalueshme për mjetet.

Pas punimeve me mjete të rënda gjatë gjithë ditës së djeshme e natës ajo është zhbllokuar.