Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen, arrestohet drejtori i shkollës në Lushnjë


Arrestohet nga policia drejtori i një shkolle 9-vjeçare në Lushnjë. Kjo pasi ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15-vjeçe.

I arrestuari është shtetasi me inicialet Rr. Ç., 55 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15-vjeçe.”-njofton policia.