Vendosni fjalën kyçe....

Cafo Boga: Më shkarkuan nga Bordi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan se kundërshtova planin për Butrintin


Cafo Boga

Cafo Boga ish-anëtar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan rrëfeu në ‘A Show’ me Adi Krastën si u shkarkua nga pozicioni, pasi kundërshtoi projektin për menaxhimin e Butrintit.

Boga u emërua në bordin shqiptaro-amerikan nga presidenti Bill Clinton, por u shkarkua kur fondacioni hodhi sytë nga Butrinti.  

Cafo Boga thotë se nuk është folur në mbledhjet e bordit për Richard Hodges i cili më pas u emërua në krye të bordit për të menaxhuar Parkun e Butrintit. 

Largimin nga Bordi, Boga e lidh me qëndrimin e tij kundër projektit për Butrintin. 

Në SHBA, parqet kombëtare janë në toka federale, jo në duart e privatëve. Udhëhiqen nga një agjenci që është në vartësinë e Ministrisë së Brendshme nëse e quajmë si këtu, ekziston edhe zona kulturore tjetër që menaxhohet nga 50 shtetet që ka SHBA, që menaxhohet edhe nga privatët. Në globalizëm u ccel kjo temë që a duhet që edhe OJF-të të kenë rol në këtë pjesë se u lidh me turizëm dhe u bë një shtyllë e ekonomisë edhe kjo. Në Itali është miratuar një vendim si munden, edhe UNESCO ka biseduar në lidhje me këtë. Prandaj, në vendet si Shqipëria mund të bëhet një gjë e tillë. Por të jemi të qartë si bëhet ai fondacion dhe ku përgjigjet ai fondacion. Ajo që kam menduar unë në bord, është që do të jetë përgjegjës në të kush e ka përgjegjësinë e fundit në shtetin shqiptar për Butrintin”, thekson Boga. 

Pjesë nga intervista

Cafo Boga: Largimi im u bë në mënyrë të jashtëzakonshme, jo profesionale dhe të turpshme. Ata kërkuan pas mbledhjes së fondit që u mbajt në New York, ku ishte edhe mbledhja përfundimtare e vitit, aty bëmë shumë diskutime, unë dhashë disa propozime. Ne kur e formuam fondacionin patëm rënë dakord që të kishte dy degë paralele, një për veprimtarinë që ka bërë fondi m.q.s kishim stafin të trajnuar pse të shkonte ajo pasuri mendore kot dhe nevoja që është e madhe sot për Shqipërinë. Përfundoi mbledhja e bordit, Granoff që është shefi i bordit na dërgoi një email falenderues për një mbledhje aq të mirë dhe unë i përgjigjem, i uroj festat dhe them arsyeja ishte se kjemi patur një bisedë të hapur dhe unë i përsëris të gjitha ato pikat që diskutova në mbledhje, nuk u dëgjua gjë. Pas një muaji, një kolegu im, fatkeqësisht shqiptar më çon një kërkesë që të bisedojmë në Skype. Dalim në Skype, ishte edhe një tjetër anëtar i bordit. Ai më thotë se kemi patur pas mbledhjes së bordit disa diskutime mes nesh, Michael dhe anëtarëve të bordit e me thotë se jemi të mendimit që të largohesh nga boprdi se je bërë kontrovers. U çudita nga u bëra kontrovers, për të dhënë sugjerime, për të mirën. Më thotë kemi prurë vendimin. I them po flet me një shqiptar që ka bërë punë të ndershme, mos e ço më gjatë se nuk ecën kjo. Ishte një ultimatum. Nëse unë e pranoj, ata do të më jepnin meritat që kam patur, do më mbyllnin duart dhe gojën. Në emailin e dytë nuk i ktheva as përgjigje. Pas 2-3 marr një email nga avokati i Fondit ku thotë se Bordi ju ka votuar jashtë. 

Adi Krasta: Nuk kishte lidhje me Butrintin direkt?

Cafo Boga: Kishte lidhje. Se do dilnin disa gjëra. Nuk ka patur transparencë me bordin. Interesi ynë për Butrintin ka filluar që nga koha kur Bordi udhëhiqej nga një amerikan. Atëhere kemi angazhuar një izraelit për planin e menaxhimit, nuk e di çfarë u bë, u fshi, u paguan rreth 40 mijë dollarë. Njëkohjësisht edhe afati i fundit mbaroi, u formua fondacioni, unë jam një prej atyre që e kam nënshkruar se vetëm tre kishin mbetur nga bordi origjinal. Në bord na është dhënë propozimi që kemi aprovuar 250 mijë dollarë për përpilimin e planit integrues të menaxhimit, për përgatitjen, apo ndihmën për të përgatitur ligjin e ri ku kam patur disa vërejtje. 

Adi Krasta: Ka patur një shqetësim të madh që për ligjin e ri fondi bëri një lobim të fortë që ligji të kalonte. Ka patur disa shqetësime nga ata që e kanë parë këtë ngjarje ku veprimet kanë patur shkak-pasojë. Automatikisht fondi do të kalonte në administrimin e Butrintit. Ka njerëz të shqetësuar në Shqipëri që thonë se nuk ka fond që administron sajte të kësaj natyre si Butrinti. Ju ishit të shqetësuar?

Cafo Boga: Nuk kanë qenë transparentë. Unë isha kundër për përpilimin e ligjit, është obligim i parlamentit, jo ne. Për ta ndihmuar, në rregull, por jo që të kemi një angazhim direkt në diktimin e ligjit, jo. Kur është përgatitur dokumenti për menaxhimin, ai dokument nuk na është dhënë kurrë. Më është thënë që nuk është puna, nuk është detyra jonë. Kam thënë si nuk është detyra jonë kur kemi aprovuar të hollat dhe shkojmë e shohim nëse janë arritur qëllimet në çdo investim që bëjmë. Ma kanë mohuar. Unë ende s’e kam lexuar atë se nuk ma kanë sjellë. 

Adi Krasta: Ju jeni kundër që fondi të administrojë Butrintin?

Cafo Boga: Në SHBA, parqet kombëtare janë në toka federale, jo në duart e privatëve. Udhëhiqen nga një agjenci që është në vartësinë e Ministrisë së Brendshme nëse e quajmë si këtu, ekziston edhe zona kulturore tjetër që menaxhohet nga 50 shtetet që ka SHBA, që menaxhohet edhe nga privatët. Në globalizëm u ccel kjo temë që a duhet që edhe OJF-të të kenë rol në këtë pjesë se u lidh me turizëm dhe u bë një shtyllë e ekonomisë edhe kjo. Në Itali është miratuar një vendim si munden, edhe UNESCO ka biseduar në lidhje me këtë. Prandaj, në vendet si Shqipëria mund të bëhet një gjë e tillë. Por të jemi të qartë si bëhet ai fondacion dhe ku përgjigjet ai fondacion. Ajo që kam menduar unë në bord, është që do të jetë përgjegjës në të kush e ka përgjegjësinë e fundit në shtetin shqiptar për Butrintin. 

Adi Krasta: Teknikisht duhet ta kishte Ministria e Kulturës dhe ti jep llogari te Ministria e Kulturës.

Cafo Boga: Në këtë bord unë e kam marrë vesh në mbledhjen e fundit. Richard Hodges nuk është përmendur ndonjëherë dhe shumë gjëra të tjera që i kam mësuar shumë më vonë. Unë kam reaguar pse ishin të dy, sepse roli juaj ëhstë që të shikohet si po investohet shpenzimi ynë, ato të holla, por jo për të mexhuar Butrintin. Kush duhet të ishte aty sipas mendimit tim? Njerëz, ekspertë të vendit si arkeologët, urbanistët, historianët. Duhet një njeri që njeh kontabilitetin, menaxhimin, biznesin. Nëse në Shqipëri nuk janë, merr një ekspert nga bota dhe e sjell aty. Ajo që është bërë është katastrofë, njeriun e fundit që unë kam propozuar për në bord, ata e kanë sjellë për të udhëhequr bordin. E papranueshme dhe e pamenduar.