Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me mbështetës të tij në Malësinë e Madhe


Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha ditën e sotme është ndalur në Malësinë e Madhe në një takim me mbështetës të tij.

Basha që prej dorëheqjes nga drejtimi i PD-së ka dalë në terren ku takon mbështetës të tij.

Takime të tjera Basha ka bërë edhe në Tiranë në disa grupseksione të ndryshme.

Basha nuk e ka zbuluar ende qëllimin e tij për takimet që po zhvillon me demokratë në terren.

Pas zgjedhjeve të 6 marsit në të cilat PD-ja doli më poshtë se Shtëpia e Lirisë e vuri Bashën edhe përballë deputetëve afër tij që i kërkuan dorëheqjen.