Vendosni fjalën kyçe....

Biden takohet me ministrat ukrainas, Kuleba: Morëm premtime shtesë për mbrojtje nga SHBA


Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas takimit me Presidentin Biden dhe Sekretarin Blinken tha se kanë marrë premtime shtesë nga SHBA-ja për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Ne morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë i mbrojtjes,” u tha Kuleba gazetarëve, shkruan The Guardian,.

Në takimin mes palëve, ministrat ukrainas i treguan kreut të Shtëpisë së Bardhë për udhëtimin e mundimshëm nga Ukraina deri në Poloni ku u zhvillua takimi.

Presidenti Biden sot përfundon turin e tij evropian, ku mori pjesë në Samitin e NATO-s, G-7 dhe qëndrimin në Poloni.