Vendosni fjalën kyçe....

Milani gjen zëvendësuesin e Donnarummas në Hollandë


Milani po mendon që të futet në garë për portierin Andre Onana.

Kuqezinjtë besojnë se do të arrijnë te portieri i Ajaxit, pasi portieri Gianluigi Donnarumma mund të largohet në verë.

De telegraaf dhe Tuttosport shkruajnë se “gardiani i portës” është projektuar si zëvendësuesi ideal i Xhixhos. Skuadra italiane ka shumë histori dhe sigurisht që është joshëse.

“Jam shumë i lumtur tek Ajaxi dhe shumë mirënjohës ndaj klubit. Kam kaluar 5 vite të mrekullueshme këtu, por është koha që të bëj një hap përpara në karrierën time. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ambiciet e mia janë për të gjetur një ekip më të madh”, tha ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *