Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ministrja e Bujqësisë e konfirmon: Edhe Pelikanët e Prespës të prekur nga gripi i shpendëve


Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, ka konfirmuar këtë të martë se krahas prezencës së gripit të shpendëve te pulat, gjithashtu është evidentuar një rast i infektimit me influencën aviare te pelikanët.

“Kemi një rast të konfirmuar të Pelikanit në zonën e Prespës. Ju e dini se pelikanët janë konstatuar më parë në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Sa kemi marrë informacionin filloi plani i kontigjencës që parashikon monitorimin e zonës dhe nga kqyrja në terren u zbulua një pelikan i ngrodhur, i cili ishte i infektuar me influencën aviare.”- tha Gjeci në një konferencë për shtyp.